{"title":"Vaj Ulliri Organik Shkalla - Më i miri Vaj Shqiptarë. I vlerësuar dhe i çertifikuar","description":"\u003cp\u003eZbuloni ekselencën dhe traditën njëqindvjeçare të vajit të ullirit ekstra të virgjër organik të familjes Shkalla, i cili ka qenë një nga prodhuesit kryesorë në Shqipëri që nga viti 1996. Çdo pikë vaji tregon historinë e një biznesi familjar me rrënjë në Lundër, vetëm 6 km larg Tiranës, ku themeluesi Ramazan Shkalla e nisi këtë rrugëtim mbi një shekull më parë. Ullishtat e Farkës lulëzojnë falë kujdesit dhe vëmendjes së trashëguar brez pas brezi.\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cstrong\u003eEvolucioni dhe angazhimi për cilësi\u003c\/strong\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003eTeknologjia e avancuar e prodhimit të vajit në familjen Shkalla ka evoluar gjatë viteve për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e produktit, duke përqafuar parimet e bujqësisë organike. Në vitin 2003, kompania mori certifikimin nga Bio Inspecta, duke lejuar kështu exportin\u0026nbsp;në të gjithë Evropën. Duke punuar për krah\u0026nbsp;me fermerët vendas nga Farka në Lushnjë, vaji i Shkallës siguron cilësi superiore.\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cstrong\u003eNjë vaj me çmime nga\u0026nbsp;gjithë bota\u003c\/strong\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003eÇdo vit, Shkalla Oil merr pjesë në konkursin prestigjioz ndërkombëtar për vajin më të mirë organik në Itali, ku që nga viti 2005 është pozicionuar gjithmonë ndër dhjetë prodhuesit më të mirë në botë. Vlerësimi\u0026nbsp;në BIOL AWARD 2024 me Medaljen e Artë është një dëshmi e përsosmërisë dhe përkushtimit në prodhimin e vajit organik të cilësisë së lartë.\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cstrong\u003eKarakteristikat dhe Profili Aromatik\u003c\/strong\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003eKy vaj ulliri ekstra i virgjër organik karakterizohet nga një ngjyrë jeshile e artë dhe një profil aromatik i pasur me nota të bimëve mesdhetare, dhe një shije\u0026nbsp;delikate bajame. Kombimi me ekuilibër mes të hidhurës dhe pikante, e bën atë ideal për të shoqeruar\u0026nbsp;pjatat e bazuara në sallata të freskëta, perime të pjekura në skarë ose si degustim.\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cbr data-mce-fragment=\"1\"\u003e\u003cstrong\u003eNjë vaj organik i çertifikuar\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFamilja Shkalla është pioniere në prodhimin e vajit organik në Shqipëri duke respektuar standardet ndërkombëtare. Certifikimi organik, i marrë nga Bio Inspecta, garanton që çdo shishe përfaqëson nivelin më të lartë të pastërtisë dhe cilësisë.\u003c\/p\u003e","products":[],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0622\/7863\/1682\/collections\/olio-shkalla-185525.jpg?v=1726583314","url":"https:\/\/mezemer-shop.myshopify.com\/sq\/collections\/vaj-ulliri-organik-biologjik-shqiptare-shkalla.oembed","provider":"Me Zemër ","version":"1.0","type":"link"}